Pse është mirë të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë?

08:45 | 16 Mars 2021
Trina Galanxhi

Ekspertët e gjumit ju këshillojnë të ngriheni në të njëjtën kohë çdo mëngjes, pavarësisht se kur shkoni të flini dhe nëse punoni apo jo, sepse kjo është metoda më e mirë për të mbajtur në formë shëndetin mendor dhe fizik.

Nëse zgjoheni herët për punë gjatë gjithë javës, zgjohuni në të njëjtën kohë dhe në fundjavë kur nuk jeni duke punuar, sepse do të ndjeheni më mirë, me më shumë energji dhe të kënaqur sesa kur flini më shumë, transmeton portal arbresh.info

Është mirë, sipas ekspertëve, që zgjimi nga gjumi të kthehet në rutinë, të cilat lidhen me zgjimin në mëngjes dhe ndihmën për të filluar ditën me energji të mirë.

Koha kur zgjoheni çdo mëngjes mund të jetë po aq e rëndësishme sa koha kur shkoni për të fjetur, thotë stuidimi i kryer nga Matress Inqurier.

Individët, të cilët zgjohen në mënyrë rigoroze në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës sesa njerëzit që zgjohen ndonjëherë më herët, dhe nganjëherë më vonë, dhe nuk e kanë atë rutinë.

Njerëzit me zakonin e zgjimit në të njëjtën kohë të zgjimit ishin 13 përqind më të lumtur me jetën e tyre personale, 45 përqind më të kënaqur me gjendjen e tyre financiare dhe 42 përqind më të mbushur me punën që bëjnë. Në fakt, ata thanë se jeta e tyre është mjaft e ekuilibruar, sipas hulumtimit.

Rutina është diçka që është e këndshme për disa njerëz, sepse u jep atyre një ndjenjë sigurie, është një ritual në të cilin mund të mbështeten, diçka e parashikueshme dhe e njohur. Për individë të tillë, prishja e rutinës mund të prishë tërë ditën.

Disa hulumtime sugjerojnë që zgjimi herët në të njëjtën kohë mund të jetë çelësi i produktivitetit superior, i cili do të shpjegonte pse individët që kanë këtë zakon shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe të biznesit, transmeton portal arbresh.info

Sipas shkencëtarëve, nëse nuk keni rutinë të zgjimit nga gjumi atëherë e pëson edhe shëndeti, pasi zvogëlon sasinë e kolesterolit të mirë në trup, rrit yndyrën e trupit dhe rrit rrezikun për t’u prekur nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme