Familja Mbrëtërore vazhdon të mbetet temë diskutimi pas intervistës së Prince Harry dhe Meghan Markle, ku u zbuluan shumë sekrete.
Një nga gjërat që bëri shikuesit që të ngrinin vetullat ishte kur Prince Harry tha se babai i tij, Prince Charles nuk pranonte telefonatat e tij, transmeton portal arbresh.info
Tani, sipas burimeve të brendshme nga familja mbretërore deri te mosmarrëveshja mes babait dhe të birit është ardhur për shkak se Prince Harry gjithmonë dhe vazhdimisht ka kërkuar shumë para për të paguar rreth stilit të jetesës që bënte ai dhe Meghan.
Sipas burimeve Prince Charles është shumë i mërzitur me atë që pretendoi Harry në intervistë.
Ekspertja mbretërore Katie Nicholl shkroi në Vanity Fair se “Harry ishte duke dërguar me email babait të tij për të justifikuar pse ai dhe Meghan kishin bërë intervistën”.
Një burim mbretëror i tha The Telegrafit se e vetmja arsye që Prince Charles nuk pranonte thirrjet e Prince Harry ishte sepse Charles u lodh nga stili i jetesës së djalit të tij, që kushtonte shumë.
“Si çdo prind, Charles u ngop me thirrjet e vazhdueshme nga Harry për më shumë para,” i tha burimi botimit. “Ai bëri çmos për t’i bërë ata të ndihen të mbështetur financiarisht, por kur thanë se po e tepronin, ata shkuan më tej.”
Prince Harry gjatë intervistës tha se ai vazhdon të jetojë me pasurinë që nëna e tij, Princesha Diana ia ka lënë atij.
Ai dhe vëllai i tij, Princi William, morën rreth 14 milion dollar secili nga trashëgimia e nënës./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...