“Jam Grida Duma, pusho”: Debat i ashpër mes Dumës dhe Spiropalit

00:17 | 16 Mars 2021
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e sotme shefja e Infektivit, kandidate për deputete në listat e PS-së, Najada Çomo pranoi në ABC se vendimet për masat anti-covid i merr qeveria dhe se Komiteti Teknik i Ekspertëve vetëm këshillon. Një gjë të tillë, Elisa Spiropali e justifikon me faktin e përgjegjësisë.

Mirë mo, patjetër, kush e mban përgjegjësinë? Qeveria. Kush duhet të bëjë detyrën? Qeveria dhe kryeministri. Komiteti i ekspertëve është ngritur për të vlerësuar. Komiteti i ekspertëve është për të këshilluar qeverinë, nuk është Rama as epidemiolog as po lufton me COVID. Janë këta njerëz që kanë dhënë vlerësime mbi masat” tha ajo.

Debati u zhvendos te investimet, ku Elisa Spiropali tha se në prill do të hapet aeroporti i Kukësit, por kush do i paguajë biletat për kuksianët që kryeministri ka premtuar se do të sjellë nga Londra në fluturimin e parë?

Kompanitë mund të dhurojnë, ka mënyra. Mundet. Fakti është që aeroporti i Kukësit do të jetë aty në prill” tha ajo. Më pas debati në studio ishte i fortë ku nuk munguan momentet e tensionit mes Dumës dhe Spiropalit.

Debati Duma-Spiropali

Grida Duma: Preuani me lekët e korrupsionit. Do të merrem me doganat tani?

Elisa Spiropali: Merru, merru…

Grida Duma: Lëre se të ka dalë emri deri te Departamenti i Shtetit.

Elisa Spiropali: Nuk je as Palokë, as Nokë…

Grida Duma: Nuk jam pra, jam Grida Duma dhe ti e di shumë mirë

Elisa Spiropali: Je një kombinim me Palokës dhe Nokës

Grida Duma: Po, po, po ti nuk je asgjëja pastaj, as mamica nuk bëhesh dot

Elisa Spiropali: Ktheu te vetja

Grida Duma: Pusho, pusho tani…

Elisa Spiropali: Në doganë kam bërë punë më shumë se 20 burra

Grida Duma: Padiskutim që ke bërë punë se je këput./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme