u.d Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmend një varg pyetjesh që i ka drejtuar Vjosa Osmani, pretendente për presidente të Kosovës, dhe kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit.
Hoxhaj thotë se qasja në takim ka qenë konstruktive dhe parimore, me kërkesa të qarta ndaj Kurtit e Osmanit, por nuk janë marrë vesh për një datë të formimit të institucioneve.
“Në procesin e krimimeve të institucioneve para de të flitet për personin duhet të flitet për parime. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe qartësi politike. Kemi nevojë për liderë që krijojnë unitet dhe avancojnë marrëdhëniet e Kosovës me botën e jashtme”, është shprehur Hoxhaj, raporton arbresh.info.
Sipas tij, pas 10 vitesh është takimi i parë dhe komunikimi normal ndërmjet qeverisë së ardhshme dhe opozitës.
“Dhe, kjo ndodhë falë kulturës politike të partisë demokratike të Kosovës. Dua të ju kujtoj që për herë të parë qeveria dhe opozita janë takuar për procesin e formimit të institucioneve”, thotë Hoxhaj.
Ai shton se temë kryesore ka qenë koordinimi dhe bashkëpunimi i politikës së jashtme.
“Kemi kërkuar qartësi për qasjen e tyre në raport me politikën e jashtme meqë presidenti ka rol në përfaqëaim, qeveria ka rol në formimin e politikës së jashtme”, deklaron Hoxhaj.
Sjellja e PDK-së në raport me krijimin e institucioneve të reja varet prej 10 qendrimeve, të cilat Hoxhaj thotë së i ka ngritë edhe në takim.
“Sa herë ka pasë zgjedhje të qeverisë apo presidentit ju e dini që institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është ushtruar dhunë. Në seancë me gaz, duke u sulmuar edhe objekti i Kuvendit. Ne i kërkuam z.Kurti nëse distancohet nga kjo dhunë. Nëse dialogu është prioritet, meqë Kurti ka thënë se pa kërkuar falje Serbia nuk do të ulemi në tavolinë me Beogradin. Së treti, kanë refuzuar themelimin e asociacionin e komunave serbe, dhe së katërti a do ta kthejë kufirin në Çakorr. A e respekton marrëveshjen e Ëashingtonit në tërësinë e saj. Cili është qëndrimi ndaj shëngenit ballkanik”, deklaroi Hoxhaj.
Përfundimisht ai thotë se do ta diskutojnë me organet e partisë dhe do të tregojmë qasjen e partisë në lidhje me formimin e institucioneve./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...