Google ADS

Paraburgim për dy persona në Gjilan, mashtruan me subvencione

12:12 | 15 Mars 2021
arbresh.info

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi me subvencione”.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të prokurorisë, shkruan arbresh.info.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale „Kontrabandimi me mallra‟,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm‟,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „Rrezikimi i trafikut publik‟,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale „Dhuna në familje‟./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme