Arsenali ka fituar derbin e Londrës ndaj Tottenham Hotspur në një ndeshje fantastike të zhvilluar në Emirates Stadium.
Topçinjtë fituan me përmbysje 2-1, në një sfidë që Erik Lamela kaloi mysafirët në epërsi para se Martin Odegaard të barazonte në pjesën e parë dhe Alexandre Lacazette të shënonte nga penalltia për 2-1.
Por pas ndeshjes ka pasur akuza të rënda në drejtim të gjyqtarit të ndeshjes Michael Olivier për penalltin e akorduar në të mirë të Arsenalit.
Trajneri portugez i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho pas ndeshjes deklaroi se VAR nuk kishte ndërhyrë pasi gjyqtari ka thënë se e ka parë qartësisht penalltinë.
“Gjyqtari ka thënë se ka parë qartësisht pamjet dhe VAR nuk desh të ndërhynte. Nga pankina kisha vetëm një ndjesi, isha shumë larg, por pastaj i pashë edhe një herë pamjet në fund të ndeshjes”, tha Mourinho.
Tutje portugezi ka deklaruar se nëse dikush mendon se ajo ishte penallti është një tifozë i Arsenalit.
“Puna e gjyqtarëve ndonjëherë nuk është e thjeshtë, por nëse dikush mendon se ajo është një penallti, duhet të jetë detyrimisht një tifoz i madh i Arsenalit”.
“Vetëm kështu do ta pranoja një opinion të tillë, episodi më duket aq i qartë”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes. /Telegrafi/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...