Drejtori sportivi i Juventusit, Fabio Paratici, ka këmbëngulur se Cristiano Ronaldo do të mbetet në Torino, duke thënë se bardhezinjtë ndihen të privilegjuar që superylli portugez do ta përfaqësojë të ardhmen e tyre.
Ronaldo i pati një javë të vështirë, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve për herë të tretë radhazi me Juventusin.
Ronaldo u fajësua në Itali për eliminimin e bardhezinjve nga Porto në 1/8 e finales, pasi ia ktheu shpinën topit dhe e lejoi atë të përfundojë në rrjetë pas gjuajtjes së lirë të Sergio Oliveiras, një gol që ia siguroi portugezëve kalimin në çerekfinale.
Si pasojë, u përfol se ai do të largohet në verë dhe se kthimi në Real Madrid ishte i mundshëm.
Por Paratici këmbëngul se Juventusi është i lumtur që mund ta shijojë Ronaldon dhe se ai do të jetë pjesë e rëndësishme e së ardhmes.
“Ai (Ronaldo) i shënoi 41 gola në 38 ndeshje në vitin 2020. Ai është golashënuesi më mirë në Serie A dhe i ka fituar pesë Topa të Artë”, tha Paratici.
“Ndihemi të privilegjuar që e kemi Cristiano Ronaldon në Juventus. Ne po e shijojmë atë. A është ai pjesë e së ardhmes? Ai natyrisht se e përfaqëson atë”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...