Google ADS

Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca

09:09 | 15 Mars 2021
A. B.

Holanda është bërë vendi i radhës që pezulloi përdorimin e vaksinës kundër coronavirusit të Oksford-AstraZeneca për shkak të shqetësimeve në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, tha se ishte një masë paraprake, shkruan bbc transmeton portali arbresh.info

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Republika e Irlandës mori vendimin për ta pezulluar përdorimin e vaksinës së Oksford-AstraZeneca.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka arsye të ndalet përdorimi i vaksinës nga frika se shkakton mpiksje të gjakut, pasi nuk ka informacion që tregon se kjo është e vërtetë.

Përveç Irlandës dhe Holandës, edhe Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme