Këngëtarja Dua Lipa u bë një nga artistet më të dëgjuara të vitit 2020 kur publikoi albumin e saj të dytë, “Future Nostalgia”, në kohën kur pandemia globale solli një mbyllje totale.
Mbrëmë në Los Angeles të Kalofornisë u zhvillua ngjarja më e madhe muzikore e vitit ”Grammy Awards”, shkruan portali arbresh.info
Ndonëse në rrethana ndryshe të diktuara nga situata pandemike, “Grammy Awards 2021” prapëseprapë solli në tapetin e kuq disa prej emrave më të spikatur të tregut botëror.
Në këtë mbrëmje, nuk ka munguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Artistja shqiptare sivjet është e nominuar për gjithsej gjashtë çmime, u paraqit në tapetin e kuq të festivalit ku u duk tejet e bukur.
Ajo kishte veshur një fustan rrjete, i cili vinte në pah vijën e saj trupore.
Dua Lipa sivjet garon për çmimet: “Kënga e vitit”, “Albumi i vitit”, “Albumi më i mirë pop”, “Incizimi muzikor i vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop” dhe “Performanca më e mirë duo/grup e zhanrit pop”. /arbresh.info/
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat