Di Maria po luante ndeshjen ndaj Nantes hajdutët i marrin peng gruan dhe fëmijët

00:34 | 15 Mars 2021
Trina Galanxhi

Angel di Maria futbollisti 32 vjeçar argjentinas i cili luan tek PSG përderisa po luante në fushë ndeshjen ndaj Nantes disa hajdutë kan hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë marrë peng gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ai u zëvendësua në minutën e 62 dhe pak minuta më pas iu kumtua lajmi dhe me shpejtësi la stadiumin për tu nisur drejt shtëpisë së tij.

Nuk ka shumë informata se pse hajdutët vendosën ta bëjnë këtë marrëzi vetëm disa ditë pasi ai rinovoi kontratën me gjigandin francez PSG.

Policia franceze është vënë menjëherë në kërkim të autorëve./zeri/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme