Policia holandeze ka përdorur topa uji dhe shkopinjë gome për të shpërndarë një protestë kundër izolimit që po zhvillohej në qendër të Hagës, një ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Rreth 2,000 njerëz shprehën pakënaqësi me masat e qeverisë duke mbajtur parulla të tilla si “Dashuri dhe Liri, jo Diktaturë” dhe fotografi të kryeministrit Mark Rutte më mbishkrimint “Nëse e doni Hollandën, mos votoni”, raporton AP, transmeton portali arbresh.info
Një numër i madh oficerësh policie rrethuan parkun ku u mblodhën protestuesit, por policia paralajmëroi para fillimit të protestës në Tëitter se numri maksimal i pjesëmarrësve ishte arritur tashmë.
Pas atij njoftimi, qindra njerëz të tjerë u mblodhën në protestë.
Një shtetrrethim u prezentua në Hollandë më 23 janar për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke shkaktuar kështu protesta masive në vend.
Kryeministri Mark Rutte tha javën e kaluar se masa duhet të jetë e vlefshme të paktën deri më 31 mars për shkak të numrit vazhdimisht të madh të rasteve të reja.
Siç tha ai, “do të bëhen përjashtime për të siguruar që zgjedhjet kombëtare” nga 15 deri në 17 Mars të mbahen siç janë planifikuar./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...