Albin Kurti uron Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së

18:40 | 14 Mars 2021
A. B.

I pari Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së.

Kurti përmes një postimi në ‘facebook’, ka uruar Abdixhikun për postin e ri në krye të LDK-së, dhe tutje deklaroi se është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.
Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.
Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.
Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë. /arbresh.info/

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i…

Posted by Albin Kurti on Sunday, 14 March 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme