Google ADS

Hykmete Bajrami: LDK sot ju dha shkollë partive që kurrë nuk kanë bërë garë demokratike

18:33 | 14 Mars 2021
A. B.

Ish ministrja e Financave, Hykmete Bajrami nga LDK-ja ka thënë se sot partia e saj i dha shkollë partive tjera për procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, tha se kryetari i ri, Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja.

Bajrami u shpreh se LDK-ja do të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Postimi i plotë:

Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur me garë demokratike dhe të drejtë. Ky proces është shkollë për partitë tjera të cilat kurrë nuk kanë bërë garë demokratike. Këtë e mundëson vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kryetari i ri z.Abdixhiku do të ketë mbështetjen e secilit anëtar të LDK-së në sfidat e reja. Lumiri sot ka fituar dhe njëkohësisht ka marrë përgjegjësi të madhe në rrugëtimin e partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

LDK i ka mbijetuar secilës sfidë që prej themelimit dhe do t’ia dalë të kthehet fuqishëm në zgjedhjet e ardhshme lokale me platformë ku bashkohen të gjitha kategoritë e shoqërisë e në veçanti gratë dhe të rinjtë.

Faleminderit secilit anëtar e zyrtar të LDK-së për kontributin e dhënë në këtë garë dhe në këto tri dekada të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në veçanti e falënderoj Kryetarin e deritashëm z. Isa Mustafa.

Urime Lumir, na priftë e mbara!

Partia e vetme demokratike në Kosovë votoi Kryetarin e ri. Ky është udhëheqësi i tretë pas Presidentit Rugova i zgjedhur…

Posted by Hykmete N. Bajrami on Sunday, 14 March 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme