Policia në Holandë ka përdorur topa uji dhe shkopinj gome për të shpërndarë qindra protestues në Hagë, të cilët po kundërshtojnë masat e izolimit, të vendosura për ta luftuar përhapjen e mëtejmë të cxoronavirusit.
Protesta e së dielës në Hagë vjen vetëm një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.
Policia ndërhyri kur protestuesit shkelën rregullat e mbajtjes së distancës fizike dhe injoruan thirrjet e autoriteteve të sigurisë që të shpërndahen.
Mediat lokale raportuan se policia ka ndaluar disa protestues, raporton evropaelire.
Autoritetet ndaluan shërbimin e trenave në Hagë, për të parandaluar arritjen e më shumë protestuesve. Policia paralajmëroi protestuesit se nëse nuk shpërndahen, ata do të ndërhyjnë.
Holanda ka qenë nën masa të izolimit që prej fundit të janarit dhe në këtë shtet është e ndaluar që të mblidhen më shumë se dy persona. Po ashtu, restorantet dhe baret janë mbyllur dhe gjatë natës aplikohet edhe kufizimi i lëvizjes.
Pavarësisht masave të rrepta kundër pandemisë, qytetarët holandezë do të votojnë në zgjedhje. Duke filluar nga e hëna do të hapen vendvotimet të cilat do të qëndrojnë të hapura për tre ditë, me qëllim që të mos ketë grumbullim të qytetarëve.
Partia e kryeministrit aktual holandez, Mark Rutte po synon që të marrë edhe një mandat të ri katërvjeçar.
Shumica e qytetarëve holandezë përkrahin masat e izolimit, pasi ky shtet ka një ndër shkallët më të larta të infektimit në coronavirus në Evropë.
Por, masa e kufizimit të lëvizjes gjatë natës është zgjatur deri në fund të marsit dhe kjo ka nxitur pakënaqësi të qytetarëve të cilët kanë mbajtur protesta në disa qytete holandeze.
Holanda, që ka popullsi prej 17 milionë banorësh, ka regjistruar mbi 1.1 milion raste me coronavirus dhe mbi 16.000 viktima.
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...