Interi ka triumfuar ndaj Torinos me rezultat 1:2 në ndeshjen e javës së 27-të në Serie A.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tre sosh.
Fillimisht Lautaro u pengua në zonë, ndërsa Lukaku shënoi nga 11-metërshi në minutën e 62-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Torino u kundërpërgjigj nëpërmjet Sanabrias tetë minuta më pas.
Në minutën e 85-të, Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur me kokë për t’ia dhënë fitoren zikaltërve.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e parë, nëntë më shumë se Milani që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda