Piktura, punime nga më kreativet duke i shtuar jetë ambientit që i rrethon, qepin maska e uniforma, por më interesantja metoda e përgatitjes së “pallaqinkave” me makarona.
Të gjitha këto po i bëjnë brenda grilave të burgut ato që po vuajnë dënime, konkretisht 35 gra, 22 të dënuara, 11 në paraburgim dhe 2 të mitura.
Edhe pse të mbyllura gratë në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ato po arrijnë të realizojnë punime të ndryshme e duke mësuar gjëra të reja.
Këto 25 piktura brenda dhomës së burgut, flasin për atë se si ndjehen ato.
Për Arbresh.info, rrëfehen se si e kalojnë kohën mbrapa grilave.
“Nëse ka nevojë stafi jashtë punës me ju ndihmua me la ose me fshi nuk thamë jo”, rrëfen për arbresh.info një prej të burgosurave.
Për më tepër, ato i qepin edhe uniformat Shërbimit Korrektues dhe vazhdojnë të qepin maska për institucionet.
Një nga të burgosurat ka gjetur një metodë të veçantë të përgatitjes të “pallaçinkave”, nga makaronat.
16 vitet e kaluar në burg, për një nga të burgosurat është çdo ditë e njëjtë, veçse pasioni për leximin e bën më të veçantë.
E, aktivitetet për 8 mars të ditës së gruas, nuk kishin se si të mungonin.
Jeta shpesh herë të vendos përball asaj çka njeriu nuk e dëshiron por pa dyshim që të bënë më të fortë, ishte njëra nga porositë që dëgjuam në burgun e grave.
Detajet i sjellë storia e përgatitur nga arbresh.info./SahideDedushi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...