Google ADS

Lutfi Haziri: Kushdo që e merr një votë më tepër do të jetë Kryetar i LDK-së, do t’ia jap mbështetjen e plotë

12:13 | 14 Mars 2021
Arbresh.info

Kandidati për Kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka njoftuar se sapo ka përfunduar personalisht votimin.

Ai ka pohuar se procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri është duke shkuar shumë mirë.

“Jam i lumtur dhe krenar me sjelljen, përgjegjësinë dhe unitetin që kemi. E kemi thënë unë, Lumiri dhe Besiani që janë jo vetëm kolegë të mirë, por miq dhe bashkëpunëtorë, që janë kredibil ta drejtuar LDK-në”, ka thënë Haziri.

“Kemi pas kohë dy javë që të flasim me të gjithë delegatët. E respektova vlerësimin e kolegëve të mi për të mos e tepruar me fjalime. Është vullnet e i delegatëve. Kushdo që një votë e ka më shumë, është Kryetar i LDK-së dhe do t’ia jap mbështetjen e plotë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme