Në aplikacionin tashmë të popullarizuar “TikTok”, njerëzit ndajnë video të ndryshme duke vallëzuar, aktruar apo duke bërë gjwra të ndryshme.
Por, mafia italiane që përmes këtij aplikacioni lavdërohet me luksin dhe pushtetin që e ka, tenton ta prezantojë veten si “cool”, duke rekrutuar në këtë mënyrë shumë të rinj.
Një video 30 sekondëshe tregon fuqinë e krimit të organizuar, nën tingujt e muzikës së “shpirtit” njerëzit e Napolit, shihet edhe një grup prej 50 motoçiklistëve që “marshojnë” rrugëve të qytetit që kanë pak ndriçim. E nëse dikush nuk e ka të qartë për çfarë bëhet fjalë, aty është edhe simbol i mafias lokale apo klanit të Camorras.
“TikTok është bërë shumë i rëndësishëm për mafian. Me video të tilla ku shihen të rinjtë, pjesëtarë të klanit duke dërguar porosi: ne këtu jemi shefa”, shpjegon Marcelo Raveduto nga Universiteti i Salernose që prej vitesh studion çdo veprim të mafias.
Ngjashëm mendon edhe gjykatësi i lartë shtetëror i Italisë, Frederico Kafiero de Raho, lidhur me rastet e krimit të organizuar.
“Është një fenomen që çdo herë e më shumë është vërejtur muajve të fundit. Edhe pse nuk shfaqen skena të dhunshme, qëllimi i tyre është të tregojnë prezencën dhe fuqinë e tyre. Për këtë po i përdorin platformat siç është TikTok”, ka paralajmëruar ai gjatë një interviste dhënë për Republica.
Platforma kineze nuk është edhe aq e filtruar, aty postohet gjithçka – por rrallë herë ka skena të dhunës. Videoja e Camorras, përveç pushtetit, rinisë i tregon edhe diçka: ne jemi “cool”, këtu është ekipi i vërtetë.
Në video tjera, anëtarët e rinj të mafias lavdërohen me rroba të shtrenjta, vetura të shpejta dhe apartamente luksoze. Më së shpeshti në sfond dëgjohen këngë nga jugu i Italisë ku i këndohet dashurisë dhe lirisë, por edhe për respektin ndaj familjes.
Ekspertët e kriminalistikës nuk i çudit fakti që mafia çdo herë e më shumë po e përdor TikTokun. Kjo platformë po bëhet më e popullarizuar tek të rinjtë, kurse mafia e di që po ec me kohën.
Sipas profesorit Raveduto, rrjetet sociale për mafian është një lloj arme siç është revolja.
“Është një armë e rrezikshme sepse krijon hapësirë për reklamim dhe avancimin e tyre. Me muzikën që e përdorin në video, duken plotësisht të zakonshme, në tren dhe tërheq vëmendjen e të rinjve”, ka shtuar Raveduto.
Në një video tjetër një i ri i maskuar lavdërohet se si çdo ditë fiton nga 300 euro duke bërë rolin e rojës për mafian.
Ka video tjera në TikTok, ku mafiozët që janë dënuar me arrest shtëpiak, në mënyrë demonstrative bërtasin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...