Lidhja Demokratike e Kosovës po mban sot Kuvendin Zgjedhor për kryetarin e ri të partisë.
Ndonëse në kohë pandemie, infektologët po kritikojnë LDK-në për mos respektimin e të gjitha masave mbrojtëse ndaj COVID-19.
Infektologu Ilir Tolaj, i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka thënë se në sallën ku po mbahet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, nuk janë duke u respektuar mjaftueshëm masat mbrojtëse ndaj COVID-19.
Ai ka thënë se qëndrimi në një ambient të tillë të mbyllur është kushti më i mirë për përhapjen e infeksionit.
“Unë e pash sallën para se të hynin delegatët. Ata ishin munduar të kenë distancë, por kjo është e pamjaftueshme. Qëndrimi në një ambient të tillë të mbyllur, me siguri që është kushti më i mirë për të përhapur një infeksion. Mjafton që disa prej tyre të jenë të infektuar dhe ta përcjellin atë te të tjerët”, ka thënë ai.
Tolaj ka përmendur edhe fushatën zgjedhore, derisa ka kritikuar subjektet politike që kanë shkelur masat mbrojtëse ndaj virusit.
“Kemi pasur edhe fushatën zgjedhore, dhe u mësuam që dikush ka të drejt t’i shkel masat”, ka shtuar ai.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...