Sipas mediave britanike, anëtarët e lartë të familjes mbretërore kanë mbajtur takime krize pas intervistës bombë që Duka dhe Dukesha e Sussex i dhanë drejtueses së famshme Oprah Ëinfrey.
Gjatë intervistës dy orëshe, Meghan Markle pretendoi se jeta mbretërore e kishte bërë atë të mendonte për vetëvrasje, ndërsa edhe akuzoi se dikush nga familja mbretërore ka bërë komente raciste, transmeton portali arbresh.info
Pas të gjithë kësaj “stuhie” ka reaguar gjysmë motra e Meghan Markle, e cila ka theksuar se ajo vuan nga çrregullimi i personalitetit narcisist.
Samantha, motra e gruas së Prince Harry ka theksuar se Meghan duhet të konsultohet me një “këshilltar”, pasi ka probleme me vetën e saj.
Samantha sfidoi gjithashtu pretendimin që Dukesha bëri në një intervistë me Oprah se ajo nuk dinte shumë për familjen mbretërore dhe jetën e tyre para se të takonte Harry dhe kurrë nuk e kishte “googluar” burrin e saj.
Motra e saj thotë se Meghan e kishte idhull Princesha Dianën, madje edhe e imitoi atë.
“Në fakt, Meghan bëri shumë përpjekje për të studiuar Dianën, për të imituar veshjen e saj, për të imituar gjuhën e trupit të saj dhe për të vendosur edhe parfumin e saj të preferuar në takimin e parë me Prince Harry”, tha ajo.
Intervista e Harry dhe Meghan është parë nga më shumë se 17 milionë amerikanë dhe rreth 11 milionë njerëz e kanë parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka tërhequr një reagim të përzier te teleshikuesit.
Një nga pretendimet e bujshme gjatë intervistës u bë nga Meghan Markle, e cila pretendoi se një anëtar i familjes kishte shprehur shqetësim për lëkurën e errët që mund të ketë Archie.
Meghan, e cila është pjesëtarja e parë e racës së përzier e familjes mbretërore, refuzoi të zbulonte identitetin e personit. Më vonë, Harry tha se komenti nuk ishte bërë nga Mbretëresha ose burri i saj Princi Philip./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...