Një foto e kopertinës së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, në të cilën janë vizatuar Mbretëresha Britanike Elizabeth II dhe Megan Markle, po qarkullon në internet.
Siç mund ta shihni, Mbretëresha Elizabeth po shtyp qafën e Megan Markle me gju, duke shkruar “Pse Megan u largua nga Pallati Buckingham?”
Të kujtojmë se Duka dhe Dukesha e Sussex-it në intervistën e fundit kanë zbuluar shumë sekrete rreth familjes mbretërore.
Megan Markle tha se disa anëtarë të familjes mbretërore ishin të shqetësuar se çfarë ngjyre lëkure do të kishte djali i tyre Archie, dhe ajo gjithashtu tha se po mendonte për vetëvrasje.
Pas pothuajse dy ditësh heshtje, Pallati Buckingham më në fund doli përpara, duke deklaruar se “u vjen keq që Harry dhe Megan u plagosën”, ndërsa kanë shtuar se tashmë kanë filluar hetimet rreth akuzave.
Është e qartë se me këtë vizatim, autori bën një paralele midis ngjarjeve të fundit në lidhje me vrasjen e George Floyd, një Afrikano-Amerikan, vdekja e të cilit shkaktoi protesta në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara nën parullën “Unë nuk mund të marr frymë”.
Kjo karikaturë gjithashtu shkaktoi reagime të dhunshme nga publiku, ku thuhet se është shumë e papërshtatshme që të përdoret vdekja e George Floyd në këtë kontekst.
Charlie Hebdo u bë i famshëm në botë për shkak të një ngjarjeje të trishtuar. Gjegjësisht, në vitin 2015, një grup ekstremistësh islamikë hynë në redaksi, duke vrarë 12 vetë dhe plagosur 11, për shkak të karikaturës së Profetit Muhamed, të cilin ata e konsideruan “të papërshtatshme”./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...