Kryetari i degës së LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, njëherësh edhe kryetar i kësaj komune, ka thënë se do ta mbështesë anëtarin e Kryesisë së Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhikun, në zgjedhjet e brendshme të 14 marsit.
Muhaxheri ka thënë se mbështetje që ia ofron atij vjen si rrjedhojë e zërit të elektoratit të LDK-së, teksa beson në zgjedhje demokratike të Kuvendit të LDK-së.
“Unë gjithmonë kam qenë që LDK të dëgjojë elektoratin, tani jam për t’i dhënë besimin Lumir Abdixhikut sepse atë po e kërkon edhe masa. Mirëpo do ta shihni në Kuvend se kush do të triumfojë, ne do të kemi Kuvend demokratik dhe kushdo që vjen nga këta emra do të sjellë ndryshimin e nevojshëm”, deklaroi Muhaxheri për syri.net.
Zgjedhjet për postin e kryetarit të LDK’së do të mbahen nesër, më datën 14 mars. Kandidatë nga kjo parti janë deklaruar të jenë Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
355 delegatë nga 38 degë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të vendosin se kush do të udhëheq me këtë parti për dy vitet e ardhshme.
Si pasojë e rezultatit të dobët të LDK’së në zgjedhjet e 14 shkurtit, kreu në largim i kësaj partie, Isa Mustafa, vendosi që të jep dorëheqje nga pozita, teksa thirri zgjedhjet përbrenda partisë.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I