Para një viti kur filloi pandemia Gjermaninë e lëvdua në të gjithë botën për politikën që ndoqi ndaj Coronës. Sot askush nuk mendon më kështu, më shumë ka tallje dhe habi.
“Si e bëri mirë Gjermania, në një kohë që Britania e Madhe gaboi”, kështu e titullonte para një viti një nga kryeartikujt gazeta britanike “Telegraph”. Kurse “New Zealand Herald” e renditi Gjermaninë tek fitimtarët e krizës së Coronës, me strategjinë e saj kundër pandemisë që ishte shembullore në botë. Kurse në Izrael thuhej se Merkel në krizën e Coronës po shfaqet si një figurë politikë që “di t’ua bëjë të qartë njerëzve situatën”- Këto himne i këndoheshin Gjermanisë para një viti.
Luftimi i Coronës: A është kjo Gjermania?
Nëse në verën e vitit 2020 do të ishin vënë baste, se cili vend do ta menaxhonte më mirë krizën e Coronës, shumë vetë do të kishin vënë bast për Gjermaninë. Natyrisht Gjermania, mjeshtre e organizimit, me studiuesit e saj që në një kohë rekord zhvilluan vaksinën.
Kurse tani Gjermania është kthyer në një vend problematik. Maska? Shumë pak. Vaksinë? Nuk ka doza të mjaftueshme. Teste? Shumë vonë. Digjitalizimi? Me ngecje. Në vlerësim mund të thuhej: bën përpjekje, por është e orientuar shumë nga rregullat dhe pak kreative.
“A është kjo Gjermania?” pyesin veten shumë gjermanë, edhe jashtë vendit kjo shkakton habi. Disa vende madje nuk kursejnë me talljet, që vendi model, që mburrej me veten, tani ndodhet në këtë situatë.
Britania e Madhe: “Gjermania humb kurorën e COVID”
Talljet më të mëdha vijnë nga Britania e Madhe, ku qeveria mburret se ka vaksinuar gati një të tretën e popullsisë. Gjermania po ecën si kërmilli, citon “Daily Mail” një titull të “Bild”. “Dikur të lëvduar për reagimet më të mira kundër COVID në botë, Gjermania tani ka infeksione në rritje, përqindje të lartë vdekjesh, dhe një startim të vaksinimit, ku në një muaj u vaksinuan 2 nga 100 qytetarë, gjë që Izraeli e bën për një ditë.” Kurse Financial Times” shkroi se Gjermania po “humb kurorën e COVID”. “Gjermania është e njohur për të qenët pararojë në teknikë, artin e inxhinierisë dhe kompetencën e përgjithshme. Nuk ka çudi që fushata e vaksinimit tani po kthehet në një turp kombëtar.”
Me irritime shikohen zhvillimet në Gjermani edhe në Spanjë- “El Pais” shkruan, se “gabimet në seri të qeverisë gjermane kanë shuar çdo lloj përfytyrimi për kompetencën gjermane apo superioritetin.” Edhe Spanja është goditur rëndë nga pandemia me më shumë se 71.000, gati kaq shumë viktima sa Gjermania, por 36 milionë banorë më pak. Deri në Gadishullin Iberik po krijohet ndjesia se qeveria gjermane që me politikën vizionare i dha Gjermanisë popullaritet dhe besim kaq të madh, tani nuk po bën gjënë e duhur. “El Pais” shkruan se edhe Gjermania.. “nuk është kushedi sa e veçantë. Vetëm se distanca mes vetë-perceptimit dhe realitetit është më e madhe.”
Vaksinimi në SHBA ecën me ritme shumë të shpejta
Në Francë shtypi shikon më pak tek gabimet e Gjermanisë, por kritikon Bashkimin Europian për politikën e blerjes së vaksinave- Sepse asnjë vend i BE nuk ka marrë sa duhet vaksina, dhe askund fushata e vaksinimit nuk po ecën mirë.
SHBA: Keqardhja i zuri vend admirimit
Në vendin ku vaksinat kryhen në stadiume, në supermarkete, edhe në kisha, ku diagnoza “duhapinrës” mjafton për të marrë vaksinën, shprehet keqardhje. Presidenti Trump porositi në sasi të mëdha vaksina tek BioNTech Pfizer dhe Moderna para se të dihej, nëse vaksinat do të jenë të efektshme. Kaluan kohët, kur në SHBA flitej me admirim për “The german Covid-response”. Presidenti, Joe Biden bëri të ditur, se deri në maj për të gjithë personat mbi 18 vjeç do të ketë një ofertë vaksinimi.
Gjasat janë që vera e vitit 2021 do të jetë më e mirë në SHBA se në Gjermani.
Rusia – dështim i perëndimit në sigurimin e vaksinës
Edhe Rusia vaksinon me shpejtësi, ndërkohë Sputnik V mund ta marrë falas kushdo, pavarësisht moshës apo profesionit. Në Rusi vaksinohesh në klinika, qendra tregtare edhe opera. Që në dhjetor u fillua me vaksinimin masiv e me këtë u shpall edhe fitorja kundër pandemisë. Grindja për vaksinimin në BE paraqitet më dëshirë në mediat ruse si dështim i perëndimit në luftën kundër Coronës. Po Gjermania? Shumë media në Rusi i ndjekin kritikat ndaj ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn. Kur ai duhej të përgjigjej në Bundestag për politikën e Coronës, lajmi ishte prezent në lajmet qendrore në Rusi. Edhe Izraeli tani një vend model në fushatën e vaksinimit po tërheq tani shumë izraelitë që jetojnë në Gjermani të shkojnë për vaksinim në fund të marsit në festën e Peshah. Aeroporti Ben Gurion është hapur.
Kina: Gjermania si “paralajmërim”
Por në lidhje me atë se si e shikon bota Gjermaninë, thumbi më i keq vjen nga Kina. Suksesin në luftën kundër pandemisë mediat e vlerësojnë jo vetëm si referim për vendet perëndimore, por nuk lenë pa përmendur rregullisht, se si nuk duhet zhvilluar lufta kundër pandemisë këtë ta tregon Gjermania. Një titull që përdoret shpesh tani është “paralajmërim”. Tani në Gjermani mjaft vetë shpresojnë që vaksinimi të ecë më shpejt. Por që Gjermania do të kthehet si vitin e kaluar në një model në luftën kundër Coronës, këtë nuk e shpreson kush.
Autorë: Oliver Pieper, Barbara Wesel, Oliver Sallet, Juri Rescheto, Tania Krämer, William Yang/DW/
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...