Ani pse ndodhet në një zonë të thellë, ky fshat me funksionimin e tij është kthyer në një shembull për të gjithë.
Dobërçani që ka rreth 4000 banorë dhe ndodhet në komunën e Gjilanit, po merrë vëmendje kohëve të fundit.
E jetesa e bashkëvendësve të tyre në Evropë duket se ka kthyer kulturën e tyre edhe në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Pisha të mbjellura afër rrugës, një lumë i pastër dhe i rregulluar, vende për të pushuar, ndriçim, e deri tek pastërtia që e simbolizon gjithë fshatin, janë vetëm disa nga detajet që këtë vend rural e bëjnë ndryshe nga vendet tjera dhe të veçantë.
Për këtë infrastrukturë të mrekullueshme që e bën Dobërçanin të duket si një fshat zviceran, është kujdesur shoqata “17 shkurti”, të cilën e kanë themeluar mërgimtarët që gjenden në Zvicër.
Përfaqësues i kësaj shoqate, Arlind Abdyli, për arbresh.info tregon se cili është funksioni i kësaj shoqate, si dhe planin e realizimit të një projekti që në të ardhmen pritet të finalizohet.
Abdyli, thotë se kjo shoqatë ka zyrat e saj në Cyrih të Zvicrës, ku mërgimtarët e këtij fshati që jetojnë atje një herë brenda vitit dhurojnë mjete financiare, të cilat shfrytëzohen për mirëmbajtjen e fshatit.
Por, ai bënë të ditur se përveç mërgimtarëve, janë edhe banorët e fshatit që jetojnë në Kosovë, ata të cilët çdo muaj kontribuojnë sipas mundësisë së tyre.
Përveç mirëmbajtjes së fshatit, kjo shoqatë ndihmon edhe banorët në nevojë për ndërtimin e shtëpive.
“Dobërçani, funksionon mjaft mirë. Pas luftës është formuar shoqata “17 shkurti”, funksionon në Cyhri të Zvicrës, por fokusin e ka në Dobërçan. Atje mblidhen fondet dhe pastaj na ndihmojnë neve këtu në fshatë. Shoqata me organizimin e saj ka punësuar dy punëtor, të cilët kujdesen që të mirëmbajnë Dobërçani, pastaj kemi ndihmuar për ndërtimin shtëpive”, thotë Abdyli.
Ai, thotë se shoqata ka në plan të ri-funksionalizojë klubin futbollistik “Studenti”, i cili ka kohë që nuk është funksional.
“ Çdo lokalitet ka nevojë për ndihmën e shtetit, por fatkeqësisht ndoshta komuna mendon se ne me këtë shoqatë s’kemi nevojë për ndihmën e saj, gjë që s’është ashtu. Ndriçimin e urave dhe një pjesë të trotuarit e ka financuar shoqata. Ne kemi diku rreth katër mijë banorë. Dobërçani e ka pas klubin futbollistik “Studenti”, dhe tash mendojmë që ta funksionalizojmë përsëri këtë klub dhe të ndërtojmë dhe zhveshtoret edhe gjërat e tjera që na nevojitën”, shprehet Avdyli.
Që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet, kjo shoqatë ka punësuar dy banorë për të mbajtur rregull e pastërti në fshatë.
Njëri nga banorët që është punësuar për t’u kujdesur që ky fshat të duket patër, është Isa Funiqi.
Ai për arbresh.info shprehet falënderues që tash e 12 vjet ka një punë të rregullt.
“ Jam punëtor dhe e mirëmbaj katundin, që 12 vite punoj këtu. I falënderoj shoqatën që na ka punësuar. Ka ndryshua shumë, përpara nuk u kanë e rregulluar , tash shumë më mirë janë”, thotë ai.
Mirëmbajtja e këtij fshati nuk përfundon më kaq. Disa metra më lartë në zemër të fshatit gjendet edhe parku.
Bukurinë këtij parku ia shtojnë disa shota, të cilat janë pjesë e kësaj hapësire.
“ Ky park është ndërtua me mjetet e shoqatës dhe më mjete të banorëve. Dobërçani, njihet si fshat fetarë dhe kjo ndoshta që ka pas komunitete turke dhe këto dy xhami nuk janë pse jemi të ndarë por jemi të bashkuar. Ne kemi javën kulturorë çdo vite zakonisht në gushtë kur vinë edhe bashkatdhetarët”, tregon Avdyli.
Ndryshe, fshati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë. Madje më pastërtinë dhe bukurin e tij, ky fshatë ka marr epitetin si “Zvicra e Kosovës”.
Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Miresh dhe shtrihet buzë lumit Përlepnica, përgjatë magjistrales Gjilan-Bujanoc, 12 km në verilindje të Gjilanit. Fshati gjendet në një pjesë të rrafshët me disa rrafshnalta. /V.Selimi/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...