Google ADS

Nikolla Dimitrov infektohet me Covid-19

13:15 | 13 Mars 2021
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri për Çështje të Integrimeve Evropiane Nikolla Dimitrov po përgatitej të vizitonte Luksemburgun, por ka marrë test pozitiv për coronavirus.

Sipas asaj çka njofton zv. kryeministri në Facebook, ai nuk ka simptoma dhe po ndihet mirë.

“Unë isha duke u përgatitur për të vizituar Luksemburgun, por testi tregoi se unë tashmë kisha një” mysafir” të rrezikshëm.

Le të vazhdojë të rritet pa e vërejtur shumë dhe të zhduket më shpejt. Ruajeni veten njerëz”, shkruan Dimitrov në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme