Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka ftuar sot të gjithë pronarët e lokaleve në nivel vendi që në orën 20:00 t’i ndalin dritat dhe muzikën për 5 minuta, kjo në shenjë të një vjetorit të shfaqjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë.
Ata përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, përkujtuan ditën e 13 marsit ku u shkaktuan shumë viktima, shumë biznese falimentuan si dhe shumë punëtorë që mbetën pa punë si pasojë e kufizimeve të shumta që shkaktojë përhapja e virusit.
Njoftimi i plotë i Gastronomëve:
FTESË PUBLIKE
Të dashur gastronomë, punonjës, qytetarë të vendit,
Sot me 13 mars, po bëhet një vit që po përballemi me pandeminë Covid-19.
Shumë punëtorë të papunë, shumë biznese të falimentuara, e mbi të gjitha, shumë viktima të shkaktuara.
Për nder të të gjithë atyre që ishin në vijë të parë të frontit duke u përballur me të padukshen e të dukshmen, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ju fton të gjithëve, që sonte në ora 20:00, T’I NDALIM DRITAT DHE MUZIKËN PËR 5 MINUTA në të gjitha lokalet e gastronomisë, në të gjitha hotelet, marketet, butiqet, shtëpitë, banesat, pra në tërë Kosovën.
Së bashku deri në fundin e kësaj beteje!
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj