Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat ka bërë të ditur se pas pak ditësh pritet të vijë një tjetër lajm i mirë për sa i përket sasisë së vaksinave për Shqipërinë, duke lënë të kuptohet se një tjetër sasi vaksinash mund të mbërrijë në vendin tonë.
Ndërkohë Rama ka shtuar se do të nisë shumë shpejt vaksinimi masiv i popullsisë.
Më tej në fjalën e tij Rama është ndalur edhe tek vaksina AstraZeneca, ku në vendin tonë kanë mbërritur mbi 38 mijë vaksina. Edhe pse në disa vende është pezulluar momentalisht vaksinimi, Rama tha se vaksinat e mbërritura në vendin tonë janë të sigurta pasi kanë ardhur nga Suedia dhe jo nga loti i vaksinave të bllokuara.
“Vaksina AstraZeneca është pezulluar është e vërtetë, por ju jeni në detyrimin e madh profesional dhe njerëzor që të mos bëheni përçues të të pavërteta dhe lajmeve të pa konfirmuara. Është e pamundur teorikisht se nëse do kishte të vërtetë shqetësuese të lejonte bota, lëvrimin e sasive, Sasia që morëm dje erdhi nga Suedia. Dhe nuk do të lejonte të vinin nëse do kishte diçka. Drejtori i Institutit Publik në Shëndetësor në Itali, tha se ka një seri të veçantë që është pezulluar për të bërë verifikimin. Në Britani po vaksinohen me këtë vaksinë dhe nuk ka shance të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin. Lidhen me të kuptuarit. Nuk ka asnjë problem dhe është një vaksinë që qarkullon. Suedia nuk do ta lejonte të vinte nëse do kishte probleme. Ka shumë luftë tregtare mos e harroni. S’ka asnjë shqetësim” ka thënë Rama.
Rama: AstraZeneca ndryshe nga Pfizer ka afat për dozën e dytë më të madhe. Dhe do të realizojmë atë që kemi synuar. Ka qenë një farë çmendurie në fillim por e dini se siç thoshte gjyshja. Lypja ka faqen e zezë por nuk të lë pa gjë.” ka shtuar më pas kryeministri.
“Ju thash se në të gjithë Shqipërinë do të vijojë vaksinimi. Në këto 24 orë do të shtrohet në të gjithë rrjetin dhe në të gjitha njësit do ketë një shkollë për të vaksinuar mësuesit dhe kolektivët që do të shkojnë tek ajo qendër. Të gjithë mësuesit.”
Ndërkohë Manastirliu është shprehur se sot do të vaksinohen 250 mësues.
“Sot janë rreth 250 mësues. Është një proces” tha Manastirliu./abcnews.al
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...