Google ADS

Pas certifikimit të rezultateve, shefi i BE’së në Kosovë: Pres të formohen shpejt institucionet

11:47 | 13 Mars 2021
L G

Shefi i BE’së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Ai, ka përgëzuar KQZ-në pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve për më pak se një muaj, shkruan arbresh.info.

Ambasadori Szunyog ka shkruar se pret që institucionet e Kosovës të formohet shpejt dhe të punojnë për popullin e Kosovës.

“E vlerësoj që KQZ ishte në gjendje të certifikonte rezultatet e zgjedhjeve më pak se një muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (parlamenti, qeveria dhe presidenti) të themelohen së shpejti dhe të fillojnë të punojnë për të mirën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, me rezultatet përfundimtare, Vetëvendosja do të ketë 58 deputetë, PDK’ja 19, LDK’ja 15, Srpska Lista 10, AAK’ja 8, KDTP’ja 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1./arbresh.info/

 

Të ngjashme