Këta janë 120 deputetët që morën besimin e qytetarëve

10:41 | 13 Mars 2021
L G

Me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Vetëvendosja doli partia e parë me mbi 50 për qind të votave.

Më këtë përqindje, VV do të ketë 58 deputetë, e dyta doli PDK, e cila në këtë legjistlaturë do të këtë 19 deputetë, duke vazhduar me vendin e tretë, LDK-në, e cila ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.

Ndërkohë, pas LDK-së, vjen Lista Serbska me 10 deputetë, duke vazhduar me AAK-në e Ramush Haradinajt me 8 deputetë, partitë tjera KDTP8, 2, VAKAT 1, IRDK’ja 1, RI’ja 1, NDS’ja 1, SDU’ja 1, JGP’ja 1, PAI 1, LPRK’ja 1.

Pas certifikimit të rezultatit, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i Kosovës, në këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, brenda 30 ditësh duhet të thërrasë seancën e parë të kuvendit, në mënyrë që të formohen institucionet e dala nga zgjedhjet.

Lista e plotë me emrat e 120 deputetëve të kësaj legjislature

https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2021/03/3.Ndarja-e-uleseve-ne-Kuvend-Subjektet-dhe-kandidatet-e-zgjedhur-1.pdf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme