Konsumimi i një grushti me lajthi ose kikirikë në ditë, jo vetëm që të mban larg urisë për ushqime të shpejta e të dëmshme, por edhe një zakon i shëndetshëm
Ndërkohë që studimet e mëparshme kanë theksuar vlerat ushqyese që kanë këto fruta të thata, një tjetër studim i ka lidhur ato me uljen e rrezikut të vdekjes dhe të prekjes nga sëmundjet kronike.
Në këto të fundit përfshihen sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes, ato neurodegjenerative ku bëjnë pjesë Alzhaimer dhe Parkinson, sëmundjet kardiovaskulare, kanceri dhe diabeti.
Konsumimi i gjalpit të kikirikut nuk është parë të ketë ndonjë efekt mbrojtës.
Studimi ka përfshirë të dhënat e 120’000 meshkujve dhe femrave të moshës 55-69 vjeç. Ata që konsumonin lajthi dhe kikirikë kanë treguar shifra mbresëlënëse përsa i përket vdekjeve dhe prekjes nga sëmundjet e rënda.
Studiuesit madje kanë përcaktuar se sasi e duhur e konsumimit ditor është 10 gram. Një sasi më e lartë nuk ka treguar ndikim në këtë kuadër./Burimi: CBS News, Anabel
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve