Prince Charles është në gjendje të dëshpëruar pas intervistës së Harry dhe Meghan

08:52 | 13 Mars 2021
Trina Galanxhi

Prince Charles është vendosur në një gjendje dëshpërimi pas intervistës “bombë” të Prince Harry dhe Meghan Markle.

Miqtë e Princit të Uellsit sugjeruan që ai u trondit nga zbulimet që u bënë në intervistyë, shkruan Vanity Fair, transmeton portal arbresh.info

Harry pretendoi se ndihej i “dobësuar” nga babai i tij në intervistë pasi Charles ndaloi së pranuari telefonatat e tij për disa kohë.

Një mik i tha korrespondentit mbretëror të Vanity Fair, Katie Nicholl, për betejat e Charles pas intervistës së Meghan dhe Harry.

Burimi tha se Princi i Uellsit ishte “në një gjendje dëshpërimi” dhe shtoi se Harry ka qenë në kontakt me të për të diskutuar intervistën.

Një burim tjetër tha për të njejtën revistë se “ai ishte i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga intervista”.

“Ai nuk e shikoi intervistën, por natyrisht ai ka dëgjuar atë që është thënë dhe ndihet shumë i zhgënjyer nga ata të dy”, tha burimi.

Harry ka deklaruar se nuk ka kontakt me babain e tij dhe se marrëdhëniet mes tyre u acaruan shumë kohë para largimit nga familja mbretërore.

Harry gjithashtu tha se edhe me Princin Ëilliam “ishin në rrugë të ndryshme”, por këmbënguli se ai e do vëllain e tij.

Kjo vjen ndërsa Charles rifilloi detyrat publike mbretërore këtë javë, duke vizituar një klinikë vaksinash kundër  koronavirus në Londër.

Mediat britanike thanë se ai dukej në humor të mirë, por që nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me intervistën e dhënë nga djali i tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme