Google ADS

Kate u mbrojt nga Pallati rreth thashethemeve, ndërsa zbulohet email-i i Meghan

00:52 | 13 Mars 2021
Trina Galanxhi

Kate, Dukesha e Cambridge është mbrojtur nga Pallati Mbretëror pasi Meghan Markle kërkoi nga Familja Mbretërore që të ndërhynte mbi debatet që kishin ato.

Sipas një email-i të publikuar së fundmi, Meghan Markle besohet se ka kërkuar nga Pallati Mbretëror që të ndërhynte pasi Kate e kishte bërë atë qajë, transmeton portal arbresh.info

Omid Scobie, autori i një biografie për Sussexes, pretendoi se zyrtarët refuzuan kërkesën e Meghan dhe këmbëngulën që Kate nuk duhet të zvarritet në “thashetheme boshe”.

Scobie pretendoi që Dukesha shkroi një email drejtuar Familjes Mbretërore, duke kërkuar që ata të vendosin një rregull mbi sherrin që kishte shpërthyer gjatë një veshjeje rreth shoqërueseve të nuses, në ditën që Prince Harry dhe Meghan Markle u martuan.

Raportet në atë kohë pretendonin se Meghan kishte mërzitur kunatën e saj Kate, por gjatë intervistës së saj me Oprah, Dukesha tha se në të vërtetë ishte e kundërta.

“Anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore shpesh iu dha mbështetje më dashamirëse kur bëhej fjalë për të pavërtetat që shkruante shtypi, por me Harryn dhe Meghan nuk ndodhi e njejta gjë”, tha ai.

Scobie pretendoi që Meghan vendosi të dërgojë një email tek një ndihmës mbretëror pasi Harry iu kërkua të shkruante një deklaratë në janar të vitit 2020, pasi besohet se Prince Uilliam gjithnjë ka ngacmuar çiftin përpara Megxit.

Meghan zbuloi të vërtetën mes kunatave në intervistë me Orpah Ëinfrey.

Gjatë intervistës shpërthyese, e cila u transmetua në ITV të hënën në mbrëmje, Oprah bëri një pyetje mbretërore për pretendimet e mediave që Meghan e kishte bërë Kate të qante ditë para dasmës.

Dukesha u përgjigj: “Jo, ndodhi e kundërta”, ndërsa shtoi se “ishte e vështirë të përtypej një gjë që nuk e bëra unë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme