Google ADS

Kamberi: LDK-ja i ka përfunduar punët teknike për Kuvendin Zgjedhor

23:49 | 12 Mars 2021
L G

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Safet Kamberi, ka thënë se ky subjekt i ka përfunduar të gjithë punët teknike për Kuvendin Zgjedhor që prite të mbahet këtë të diel, për zgjedhjen e kryetari të ri.

Kamberi në Edicionin Special në Klan Kosova ka theksuar se nga kjo degë janë 12 delegatë të cilët do të mund të votojnë në Kuvend.

“LDK-ja, pothuajse i ka përfunduar të gjitha punët teknike të përgatitjes se Kuvendit të Përgjithshëm, i cili do të mbahet të dielën. Nga dega e Mitrovicës janë 12 delegatë të cilët do të votojnë për kryetarin e ri. Ne i kemi sytë rreth Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së. Kuvendi do të ketë mundësi të zgjedh njërin prej katër kandidatëve që janë për kryetar, të cilët i kanë anët pozitive secili. Varësisht nga vlerësimi i delegatëve, ne do ta kemi një kryetar të ri”.

“Gjithashtu, ne presim që kryetari të zgjedh edhe kryesinë e re, presim shumë punë dhe angazhime me të cilat LDK-ja ka prioritete të shumta, si ato të organizimit të brendshëm që strukturat të jenë më të fuqishme dhe t’i bëhet një analizë e krejt këtij procesi që t’i eliminojmë të gjitha ato lëshime që i kemi pasë gjatë kësaj periudhe. Të gjithë kandidatët për kryetar janë profile të njohura për publikun, secili i ka anët e veta pozitive dhe qasjen e vet duke pasë parasysh rezultatin e fundit të LDK-së. Unë besoj së secili do të reflektojë, varësisht se cili zgjidhet”.

Kamberi nuk ka treguar se kë mund ta votojë si të parin e LDK-së duke thënë se nuk e sheh të arsyeshme që në këtë fazë të flet për këtë gjë.

“Ne si degë i kemi bindjet tona, të cilat në ditën e Kuvendit nëpërmjet votës do të orientohemi aty ku ne besojmë që LDK duhet të lëviz sa më mirë para në vendin e merituar. Unë me të gjithë kandidatët për kryetarë kam pasë kontakt dhe i njoh, nuk e shoh të arsyeshme që të bëjë ndonjë deklaratë në këtë fazë se për kë do të votojë”.

Të ngjashme