Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka thënë se Marrëveshja e 4 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë është e vlefshme dhe sipas tij ajo është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor.
“Marrëveshja e 4 shtatorit është ende e vlefshme dhe mendoj se ajo ka themel të mirë. Sekretari Blinken ka qenë i qartë dhe se synojmë të punojmë mbi themelet e asaj marrëveshje të mirë që është arritur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo marrëveshje është themel për stabilitet dhe prosperitet në tërë Ballkanin Perëndimor”, tha Palmer në RTV Dukagjini.
I pyetur nëse mund të ketë ndonjë marrëveshje të re mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, Palmer është përgjigjur:
“Kurrë mos thuaj kurrë, por momentalisht procesi i dialogut po udhëhiqet nga BE-ja dhe jo nga Shtëpia e Bardhë. Mendoj se kur të arrihet marrëveshje e plotë gjithëpërfshirëse dhe normalizimi i plotë i raporteve, do të ketë vend për të festuar këtë arritje të madhe”, shtoi Palmer.
Palmer në këtë intervistë ndër të tjera ka folur edhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, raportet me Kurtin, ambasadën e Kosovës në Jerusalem dhe tema tjera
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës