“Në vijim është zbatimi i Planit të veprimit për programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbime për tregun e punës për vitin 2021, i cili sivjet arrin 1,5 miliardë denarë dhe me të do të përfshihen 10.279 persona”.
Këtë e ka shkruar kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Facebook. Ai thotë se qëllimi është të sigurohen vende pune veçanërisht për më të rinjtë, të papunët afatgjatë dhe personat të cilët marrin ndihmë sociale, por dhe t’u ndihmohet të gjithëve të cilët kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë.
Ai potencoi se thirrjet publike janë në vijim, përmes të cilave punëdhënësit dhe personat e papunë mund të aplikojnë për programet dhe masat për punësim.
“Krijojmë zhvillim rajonal të barabartë dhe inkluziv, masat ekonomike janë drejtuar për shpëtim të çdo vendi pune. Plani i veprimit është krijuar në pajtim me nevojat e personave të papunë dhe të sipërmarrësve”, shkruan Zaev në Facebook./Telegrafi/
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...