Google ADS

MSH-ja kategorizon komunat,15 prej tyre në zonën e kuqe

15:31 | 12 Mars 2021
V. S.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna: Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda, Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna: Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna: Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.​

Kujtojmë se vetëm sot u konfirmuan 730 raste të reja me COVID-19, numër ky që është rekord për këtë vit.

Po ashtu IKSHPK ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme