Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku po zhvillon një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku për zgjedhjet e 25 prillit.
Duke qenë se kandidon i 8-i në qarkun e Durrësit dhe Vlores, ai tha se është në mes të dy vendeve, por do të jetë aty ku do e duan më shumë.
“Jam në mes të dy vendeve, është një garë mes njerëzve të nënës dhe njerëzve të babës, jam kurioz se cilët do të më duan më shumë. Jam shumë i vendosur me të gjithë dhe me të tjerë që nuk janë këtu, dua të bëj për Durrësin atë që pret dhe meriton dhe ta shëroj me fakte edhe një xhelozi për Vlorën. Durrësi është një vend me shumë mundësi. Kompania ka paraqitur masterplanin. Është çështje ditësh dhe do të krijojë krijimin e shumë vendeve të punës. Do të fillojë edhe transformimi edhe krijimi i shumë vendeve të punës. Duke krijuar një port me standarde evropiane. Janë në investime . Është një zonë graviteti për ekonominë tonë kombëtare. Parku fotovoltaik do të ndërtohet në Spitallë lagjia e re e rindërtimit që ka filluar puna me infrastrukturës që do të financohet nga princi i kurorës do të krijojë strehim cilësor për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. Do të vendoset një pjesë e konsiderueshme aktivitetesh që do të krijojë mundësi punësimi për të gjithë. Do të hapet parku aty ku ishte gangrena e Shqipërisë, si një vullkan ndotje mu në zemër të Mesdheut. Do të vijojë puna për të përmirësuar gjithë infrastrukturën”, tha Rama./TCH
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...