Qeveria Japoneze i ka dhuruar Kosovës grante në vlerë prej 320,440 mijë euro.
Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Japoneze në Kosovës, raporton arbresh.info
Përmes një paraqitje për media, është bëre e ditur se projektet do të shkojn nëpë komuna të ndryshme në tërë Kosovën.
Më këtë raste, Qendron Kastrati, kryetar i Kamenicës ka falënderuar Qeverinë japoneze për ndihmën e dhënë.
“ Jemi mirënjohës për ndihmën që po i bëni qytetit të Kamenicës. Kjo ndihmë ka vlerë të madhe andaj ju jemi falënderues, uroj që edhe në të ardhmen të kemi kësi lloj bashkëpunimesh”.
Projektet që ambasada Japoneze në Kosovë do të mbështesë gjatë këtij viti janë:
“Projekti për shpërndarjen e ujit për fshatrat Hogosht dhe Lisocke në Komunën e Kamenicës” me shumën totale prej 79.357.00 euro.
“Projekti për Rinovimin e aneksit shkollorë të shkollës fillore dhe të mesme të ulët” Meto Bajraktari” në Prishtinë me shumën totale prej 70.473.00euro.
Projekti për sigurimin e pajisjeve mjekësore për kujdesinë shëndetësor për nënat dhe fëmijët në Kosovë, më 54.370.00 euro.
“Projekti për sigurimin e automjeteve të transportit dhe gjeneratorit të rrymës për Qendrën për Komunitetet romë, ashkali, dhe egjiptian me një shumë prej 35.990.00 euro.
Projekti për sigurimin e një traktori për promovimin e bujqësisë në Istog në shumën prej 80.250.00 euro./arbresh.info/
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...