Google ADS

Hani mjaltë para gjumit

13:19 | 12 Mars 2021
Arbresh.info

Shumica prej nesh jemi të vetëdijshëm që mjalti mund të përdoret për ta luftuar gripin dhe për ta hidratuar lëkurën, por ndoshta nuk jemi të vetëdijshëm që shkencëtarët e konsiderojnë atë super-ushqim për shkak të shumë vetive shëruese që ka, e të cilat nuk i keni dëgjuar më parë.

Kombinimi i mjaltës me ushqim është i shijshëm dhe i shëndetshëm, por nëse konsumoni vetëm një lugë mjaltë para shtrati dhe e lini trupin t’i absorbojë të mirat që ka, ju do të befasoheni nga mrekullitë që do të shfaqen në trupin tuaj, shkruan Ekonomia Online.

Më poshtë i keni disa prej gjërave që i ndodhin trupit kur filloni të hani mjaltë para gjumit.

Bëni gjumë shumë më të mirë

Mjalta përmban një nutrient që quhet triptofan, hormon i cili ju ndihmon të relaksoheni dhe i jep trupit sinjalin se është koha për të fjetur. Ndonëse trupit i nevojitet ky amino-acid, trupi nuk e prodhon në mënyrë natyrale, andaj duhet ta marrim atë duke konsumuar ushqime si mjalti.

Ju ndihmon ta ulni shtypjen e lartë të gjakut

Pasi që shtypja e lartë e gjakut është faktor që kontribuon në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, mirëmbajtja e shtypjes së gjakut është kyçe për shmangien e komplikimeve të ndryshme. Mjalta përmban antioksidues të cilët janë dëshmuar se e zvogëlojnë shtypjen e gjakut.

Do t’i ulni trigliceridet

Trigliceridet janë një lloj i yndyrës që gjenden në gjak. Niveli i lartë i tyre nënkupton rrezik më të madh të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Fatmirësisht, mjalta është ndërlidhur me zvogëlimin e niveleve të triglicerideve në trup.

Ju forcohet sistemi i imunitetit

Mjalti është e pasur me agjentë antioksidues dhe antibakterialë të cilët ndihmojnë në forcimin e sistemit të imunitetit, duke ju bërë më të fortë në luftimin e infeksioneve që shkaktohen nga mikro-organizmat si bakteriet, kërpudhat dhe viruset e shumta.

Yndyra fillon të digjet më shpejt

Mjalti mund ta shpejtojë edhe metabolizmin duke prodhuar efekt termogjenik në trup. Kjo nënkupton se e rritë qarkullimin, i cili e rritë temperaturën e trupit për pak dhe kështu ju ndihmon të digjni yndyrë pa u përpjekur shumë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme