Komisioneri evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi ka thënë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë mezi presin të punojnë me qeverinë e re sa më shpejt që ajo të formohet.
“Shpresojmë të shohim më shumë stabilitet politik në periudhën e ardhshme, në mënyrë që Kosova të mund të shpejtojë procesin e reformës, përfshirë në fusha të tilla si sundimi i ligjit dhe zhvillimi socio-ekonomik. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën në agjendën e saj evropiane”.
Ai gjatë “Forumit Ekonomik të Tiranës” që po mbahet online ka folur edhe rreth procesit të vizave për kosovarët.
“ Në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Komisioni vlerëson se të gjitha kushtet janë përmbushur. Sidoqoftë, jo të gjitha shtetet anëtare janë bindur ende. Prandaj, ne inkurajojmë autoritetet e Kosovës t`i drejtohen vendeve anëtare të BE-së për të adresuar shqetësimet e mbetura”, ka thënë Varhelyi, njofton Klan Kosova.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...