Gjashtë vjet burgim për ata që përhapin lajme të rreme për Covidin

11:36 | 12 Mars 2021
V. S.

Qeveria e Malajzisë të premten e mbrojti ligjin e ri me të cilin synohet luftimi i lajmeve të rreme rreth pandemisë së koronavirusit. Sidoqoftë, kritikët kanë thënë se ky ligj mund të përdoret kundër atyre që shfaqin pakënaqësi dhe mund ta kufizojë lirinë e të shprehurit.

Ligji urgjent, i cili hyri në fuqi të premten, e cilëson shkelje publikimin apo riprodhimin e përmbajtjeve pjesërisht apo tërësisht të rreme në lidhje me pandeminë dhe parasheh gjoba të larta e burgim deri në gjashtë vjet.

Sipas sistemit ligjor në Malajzi, ligjet urgjente nuk kanë nevojë të miratohen në kuvend, shkruan Reuters.

“Interesi ynë është luftimi i Covid-19 dhe ne do të bëjmë çfarëdo që nevojitet. E njohim faktin që duhet të jemi të drejtë, duhet të jemi të drejtë në kryerjen e detyrave tona”, deklaroi ministri i Komunikimit, Saifuddin Abdullah.

Megjithatë, ligjvënësit e opozitës dhe grupet e shoqërisë civile thanë se ligji i ri është shumë i rreptë dhe mund të përdoret për ta frikësuar publikun kur bëhet fjalë për kritikimin e qeverisë.

Zyra e kryeministrit ka publikuar një urdhër me të cilin u ndalohet shërbyesve civilë bërja e komenteve negative apo shpërndarja e përmbajtjeve që cilësohen si dëmtuese për politikat dhe imazhin e qeverisë./express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme