Dhjetëra miliona njerëz në dhjetëra vende përballen me uri akute, kryesisht për shkak të konflikteve, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.
“Pa veprime të menjëhershme, miliona njerëz do të arrijnë në prag të urisë ekstreme dhe vdekjes”, tha ai në një takim të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Guterres tha se mbi 30 milionë njerëz në dhjetëra vende janë “vetëm një hap larg” urisë.
Derisa konfliktet nxisin pjesën më të madhe të urisë, “tronditjet klimatike dhe pandemia COVID-19 po u shtojnë karburant flakëve”, tha Guterres.
Saheli, Sudani i Jugut, Jemeni dhe Afganistani janë ndër vendet dhe rajonet më të prekura.
Guterres bëri thirrje për grumbullimin e 5.5 miliardë dollarëve fonde për të shmangur katastrofën.
Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley, tha se pandemia COVID-19 dhe një pandemi urie mund ta rrisin numrin e njerëzve që “marshojnë drejt urisë” nga 135 milionë në 270 milionë.
Ai e përshkroi kërcënimin si “zi buke me përmasa biblike”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...