Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka refuzuar të përjashtojë një lëvizje për Cristiano Ronaldo ose Lionel Messin, por këmbëngul se gjigandët e Ligue 1 nuk janë në bisedime për t’i nënshkruar ata.
Messi do të shohë kontratën e tij të skadojë në fund të sezonit, ndërsa Ronaldo është i kontraktuar me Juventusin deri në qershor 2022, por Zonja e Vjetër mund ta shesë atë për 29 milionë euro në verë.
A mundet PSG të nënshkruajë ndonjërin nga të dy ka qenë pyetja e kahershme e mediave dhe tifozëve?
Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo.
“PSG gjithmonë monitoron çdo lojtar, çdo lojtar i madh është i lidhur me PSG-në dhe kjo është një gjë e mirë”, ka thënë fillimisht Leonardo për RMC Sport.
“Ne gjithmonë mund të flasim me lojtarë të mëdhenj të cilët dëshirojnë të vijnë dhe kjo është diçka që ne duhet ta vlerësojmë”.
“Sidoqoftë, ne nuk jemi në bisedime për të nënshkruar ndonjë nga të dy”, përfundoi drejtuesi i klubit francez. /telegrafi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...