Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

10:44 | 12 Mars 2021
V. S.

Në burgun e Dubravës, oficerët korrektues kanë gjetur gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 8 gram.

“ Burgu i Dubravës, Istog 10.03.2021 – 13:30. Është raportuar se në qendrën korrektuese të burgut në Dubravë oficerët korrektues kishin gjete gjashtë qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë rreth 8 gram. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme