Google ADS

Meta pret ambasadorin e ri meksikan në Shqipëri: Liberalizoni vizat për shtetasit shqiptarë

10:29 | 12 Mars 2021
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ambasadorin e Meksikës në Shqipëri, Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Në një mesazh në “facebook”, Meta thekson se i ka kërkuar ambasadorit meksikan që Meksika të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Mesazhi i Metës:

Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio Garcia de Alba Zepeda, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Shpreha interesin për rritjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik e tregëtar, në turizëm, kulturë dhe në fusha të tjera.

I kërkova Ambasadorit Zepeda, që edhe Meksika, ashtu si edhe Shqipëria më parë, të liberalizojë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Duke shprehur rëndësinë, që Shqipëria i kushton marrëdhënieve me Meksikën, i urova suksese Ambasadorit dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm në vendin tonë. ?????

Pata kënaqësinë të prisja Ambasadorin e ri të Republikës Federative të Meksikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Carlos Eugenio…

Posted by Ilir Meta on Friday, March 12, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme