Punime në hyrje të Ferizajt, automjeteve iu ofrohen rrugë alternative

10:23 | 12 Mars 2021
V. S.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se sot prej orës 08:00 kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës në hyrje të këtij qytetit në magjistralen Gërlicë –Ferizaj nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez.

“Për shkak të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj”.

“Gjithashtu, devijimi dhe drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme