Ministri në detyrë, Armend Zemaj, në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid19 ka thënë se Kosova mbetet shembull i menaxhimit të pandemisë.
Ai shtoj se Kosova nuk është fajtor për vonesat e furnizimit me vaksina por partnerët që nuk arritën të realizojnë premtimet e tyre.
“Përderisa nuk jemi pjesë e OBSH-së, BE-së dhe OKB-së ne nuk jemi fjatorë që partnerët për furnizim me vaksinë nuk arrijnë të realizojnë premtimet dhe zotimet e veta andaj përpjeket tona nuk janë ndalur asnjëherë. Këto ditë ditë si asnjëherë më parë duhet të ngrisim vigjilencën në mbikqyrjen dhe zbatimin e masave të Qeverisë. Duke marrë për bazë dhe rajoni dhe evropa janë të mbyllur për aktivitetet ekonomike kështu që lutja jonë është në zbatimin dhe ruajtjen e shëndetit të masave që kanë qenë efektive, sidomos izolimi që është marrë praktikë edhe nga vendet e tjera”./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...