Google ADS

Bllokohet magjistralja nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez

ferizaj
09:15 | 12 Mars 2021
arbresh.info

Ju njoftojmë se sot prej orës 08:00,   kanë filluar punimet në projektin e zgjerimit të rrugës Nacionale N2–Segmenti: Hyrja në qytetin e Ferizajt, në magjistralen Gërlicë –Ferizaj ( nga Fshati i Vjetër deri në fshatin Prelez).

Për shkak  të këtyre punimeve, do të devijohet komunikacioni për qarkullim të automjeteve nga rruga ekzistuese në rrugë alternative, e cila do të monitorohet nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale –Ferizaj, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu, devijimi dhe  drejtimi i automjeteve do të shenjëzohet me të gjitha shenjat e komunikacionit dhe rregullat në fuqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme