Si e përkeqëson stresi gjendjen e pacientit të infektuar me Covid-19?

09:08 | 12 Mars 2021
Arbresh.info

Covid-19, një element viral që dhe pas një viti bashkëjetesë me ne, vazhdon të jetë shumë problematik. Siç kemi përmendur me pare, Virolenca ose Potenciali Covid ka rënë deri diku si rezultat i infektimit në masë.

Fatmirësisht, infektimet në masë po shkaktojnë konceptin e Imunitetit të Tufës (pra kemi Infektime në masë, rikuperime, rehabilitime dhe shërime në masë sigurisht.

Sfidat më të mëdha të pacienteve të infektuar me Covid-19 konsiderohet stresi psiko-neurotik, i cili është patologjia ose sëmundja adicionale më e madhe se të tjerat. Një pacient i infektuar me Covid-19 përballet me një stres të komplikuar, ku në të përfshihen (frika ndaj aparaturave, frika ndaj rëniës së oksigjenit në gjak dhe përdorimit të oksimetrit dixhital, frika ndaj përkeqësimit të gjendjes, frika ndaj medikamenteve, frika për t’u shkuar në qendrat spitalore, frika ndaj respiratorëve dhe frika ndaj termit intubim.

Të gjitha këto aspekte shkaktojnë trauma mentale tek pacientët e infektuar me covid, duke i çuar ata të veprojnë në mënyra ekstreme si rezultat i humbjes së durimit. Kuptohet, qeniet njerëzore janë të ndryshme sepse kodi gjenetik, AND-ja e tyre është e ndryshme. Dikush e përballon më lehtë situatën, dikush e përballon me trauma psikologjike duke ndërmarre dhe akte ekstreme.

Stresi, kjo sëmundje patologjike më e madhe adicionale shkakton gjenerimin e hormonit të kortizolit në gjak.

Kortizoli është hormoni më i dëmshëm në organizëm, i cili stimulon dhe përkeqëson gjithnjë e më tepër gjendjen e pacientëve, jo vetëm me Covid, por dhe pacientëve të tjerë, të cilët vuajnë nga patologji apo sëmundje të tjera. Hormoni i kortizolit është burimi më i madh që ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të pacienteve, gjithashtu dhe në shfaqen e sëmundjeve të rënda. Stresi shfaqet tek personat, të cilët anojnë së menduari gjithnjë e më tepër negativisht dhe sipas shkencës së dhe meta-fizikës energjia negative e akumuluar do përkeqësojë gjendjen e pacientëve.

Tek pacientët, të cilët mendojnë pozitivisht, akumulohet energji pozitive dhe në këtë rast organizmi i tyre prodhon hormonin Serotoninë (Pra, ky hormone, i cili kalon në gjakun e personave dhe pacientëve) i bën të ndihen mirë si rezultat i vetë-optimizimit dhe mendimit pozitiv. Gjithashtu në bio-inxhinieri dhe në gjenetike ekziston, një lidhje e ngushtë e sistemin imunitar (qelizave limfatike, antitrupave, imunogloblinave, antikorpeve dhe këtyre hormoneve).
Kortizoli i shkaktuar nga stresi, hormoni më i dëmshëm në organizëm ndikon në dobësimin e sistemit imunitar dhe shfaqjen e shumë sëmundjeve. Hormoni serotoninë, i shkaktuar nga optimizmi mendor dhe gjendja pozitive shkakton përforcimin e sistemit imunitar. Dhe siç e dimë, këto qeliza mbrojtëse të organizmit, të cilat formojnë sistemin imunitar ndikojnë në përballimin dhe dominimin e shumë sëmundjeve.

Covid-19 është një virus, violencë e të cilit po bie gradualisht.

Mendoni pozitivisht.
Ushtroni aktivitet Sportiv
Ushqehuni Shëndetshëm
Dëgjoni muzikë
Dhe sigurisht respektoni rregullat anti-covid
Distanca Fiziko-Sociala minimalisht 1m
Mbani një maskë të lehtë FFP1
Mbani dezinfektantë kudo që shkoni/agroweb

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme