Si do të ishte marrëdhënia juaj pa telefon? Sa shpesh uleni që të bisedoni me partnerin dhe nuk ia dilni që t’i largoni sytë nga ekrani? Pse gjithçka në telefon është më interesante se ai apo ajo?
Studime të shumta sugjerojnë që telefoni celulat është gjëja e parë dhe e fundit që shohim gjatë ditës.
Në mëngjes të gjithë zgjohemi me celularin në dotë, dhe para se të flemë kujdesemi që ta vendosim në karikues deri në mëngjes, transmeton portali arbresh.info
Në të njëjtën kohë, hulumtimet kanë treguar se njerëzit ishin shumë më të lumtur kur zgjoheshin me një orë me zile. Telefonat kanë qenë prej kohësh jo vetëm një mjet komunikimi, por kanë qenë të përfshirë në shumë aspekte të jetës.
Përfitimet dhe aftësitë e telefonit janë të mahnitshme, por aq sa na lidhin me të dashurit, ato na largojnë edhe nga njëri-tjetri.
Pyetja që lind është: A po e ndryshon interneti dinamikën e lidhjen në të cilën ndodhemi?
Rrjetet sociale jo vetëm që na ndajnë nga partnerët tanë, por shpesh na bëjnë xhelozë. Kush është personi që i pëlqente? Me kë po korrespondon? Me kë po flet? Ai/ ajo është në internet, dhe kë po e shikon tani?
Besimi gjithnjë e më shumë po vihet në dyshim dhe një nga arsyet kryesore është pasiguria dhe xhelozia.
Gjithashtu, një nga problemet e zakonshme në marrëdhëniet e dashurisë është dëshira e vazhdueshme për të “konkurruar” me telefon, e cila shfaqet përmes postimeve dhe fotografive, me qëllimin e marrjes së vëmendjes nga të tjerët.
Sidoqoftë, ka disa gjëra që mund të bëni për të qëndruar “online” pa dëmtuar marrëdhënien tuaj me partnerin.
Kufizoheni telefonin, sepse jeni duke e dëmtuar marrëdhënien tuaj.
Në periudhën kur ende nuk keni krijuar një marrëdhënie me një partner, nuk është e dëshirueshme t’i kushtoni më shumë vëmendje rrjeteve sociale. Ky mund të jetë një problem, veçanërisht nëse keni qenë beqar për një kohë të gjatë.
Mendoni dy herë para se të postoni dhe mendoni mirë se si do të ndikojë kjo në marrëdhënien tuaj dhe në gjendjen shpirtërore të partnerit tuaj.
Mbani në mend të dashurin tuaj në çdo kohë. Mos lejoni që teknologjia të ndërhyjë në lidhjen tuaj dhe ndërtojeni atë mbi një themel të fortë, jo mbi internet.
Epoka moderne kërkon përshtatje të vazhdueshme, jo vetëm me teknologjinë, por edhe me njerëzit e prekur nga përparimi teknologjik.
Rrjetet sociale gjithnjë e më shumë po i largojnë njerëzit. Marrëdhënia juaj është një realitet. Përkushtohu asaj./arbresh.info/
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...